Hudhra është shumë e dobishme kundër baktereve që shkaktojnë puçrrat.Ajo mund t’iu djegë në fillim kur e aplikoni por arrin t’i përthajë aknet dhe redukton shenjat e puçrrave në fytyrë.
Përbërësit:
Katër thelpinj hudhre të qëruar
1-2 lugë gjelle me ujë trëndafili
Udhëzime:
Futni hudhrat në blender dhe lërini derisa të bëhen një masë kompakte. Më pas merrni pastën e formuar nga hudhrat dhe hidheni në një tas. Aty shtoni lëngun e trëndafilit dhe lëreni për 10 minuta mënjanë në mënyrë që të veprojnë së bashku dhe lëngu i të dyjave të dalë në sipërfaqe.
Aplikojeni këtë lëng në fytyrën tuaj, ndërsa pastën e hudhrës vendoseni tek puçrrat.
Njerëzit të cilët janë të lirë nga ndjesi djegie, ata mund të aplikoni direkt paste hudhër në fytyrën e tyre dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni me një peshqir të butë, living.al. Ju mund ta përsëritni këtë maskë dy ose tri herë në javë.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...