Thuhet e besohet se shega është fruti i jetëgjatësisë, i pasur me aq enzima, minerale, vitamina e lëndë ushyqese sa kuron e parandalon shumë probleme shëndetësore. Për shegën janë kryer shumë studime dhe përfitimet janë të vërtetuar shkencërisht, por duket se për disa njerëz, thjesht nuk është fruti më i mirë për t’u ngrënë.
Shega është më mirë të mos konsumohet nga personat me tension të ulët të gjakut
Konsumimi i lëngut të shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut. Por nëse tensioni juaj është në vlera të ulëta, rreziku rritet edhe më shumë nëse konsumoni apo pini lëng shege bio. Nëse vuani nga tensioni i lartë, atëherë po është një kurë.
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Lëngu i shegës është ndoshta i sigurt për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Megjithatë, nuk ka informacione të besueshme rreth sigurisë së përdorimit të formave të tjera të shegës, si ekstrakti i saj.
Alergji ndaj bimëve. Njerëzit që kanë alergji ndaj bimëve mund të kenë alergji edhe ndaj shegës.
Ndërhyrje kirurgjikale
Mjekët ndalojnë konsumin e shegëve të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar!
Arsyeja: Shega mund të ndikojë në vlerat e tensionit të gjakut. Enzimat aktive në këtë frut mund të ndërhyjnë tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit.
Ekstraktet e frutit apo suplementet e frutit, luleve apo pemës së shegës nuk rekomandohen nga mjekët, pasi e mira është të konsumohet fruti i freskët në sezon!
Në rast se nuk i përkisni asnjë prej grupe të mësipërme mund të përfitoni maksimalisht nga shega duke e konsumuar çdo ditë apo duke e shtrydhur si lëng./Tring
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...