Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë.
Në takim u bë e ditur se Gjilani ka një rënie të rasteve aktive, ku aktualisht janë 124.
Komiteti komunal u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9498 mostra, 3443 kanë rezultuar pozitivë, 3221 janë shëruar, 107 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 124 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 16 persona dhe 215 mostra në pritje për rezultat.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...