Tualetet publike janë cilësuar nga ekspertët e shëndetit publik si ndër vendet me përqëndrimin më të lartë të baktereve dhe njerëzit bëjnë mirë që përpiqen t’i shmangin sa më shumë këto të fundit !
Sipas një sondazhi online më shumë se 50% e grave pohuan se nuk ulen në WC publike, ndërsa një pjesë tjetër e mirë pohuan se mbulojnë sipërfaqen e WC me letër higjienike për të krijuar një pengesë mbrojtëse ndaj baktereve.
Por duke e bërë këtë gjë, ju vetëm sa rrisni rrezikun për t’u ekspozuar ndaj baktereve.
Por si?
Ndenjëset e tualetit janë të dizajnuara në atë mënyrë për të mos mbajtur në sipërfaqen e tyre baktere, ndërsa letra higjienike nuk është dizejnuar për t’i rezistuar baktereve si E. coli.
Sa herë që shpëlahet tualet, akteret spërkaten në ajër rreth tualetit dhe “ngjiten” pas çdo objekti deri në 2 metra.
Po, disa prej tyre “ngjiten” dhe pas ndenjëses, por falë strukturës së lakuar dhe jo absorbuese të saj, bakteret nuk do të qëndrojnë për shumë kohë.
E kundërta ndodh me letrën higjienike ! Pra nëse ju mendoni se kjo e fundit ju mbron nga bakteret, gaboni, pasi ajo vetëm sa rrit rrezikun e prekjes nga këto mikororganizma të dëmshëm për shëndetin.
The Independent/ LIVING
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...