Franca i futet prodhimtarisë: Një maskë, për njëqind përdorime

09:36 | 10 Prill 2020

Industrialistët dhe shkencëtarët në Francë kanë njoftuar për fillimin e prodhimit të një maske të re mbrojtëse, me rezistencë të lartë dhe që mund të përdoret për gati njëqind herë.

Maska do të jetë në dispozicion në treg për një çmim të shitjes me pakicë prej rreth 30 euro, transmeton portal arbresh.info

Në mesin e dyzet shkencëtarëve dhe ekspertëve që bashkëpunuan në këtë projekt ishin punonjës të kompanisë së mirënjohur Michel, si dhe njerëz nga Qendra për Energji Atomike dhe Alternative (CEA).

Ata thonë se ideja për prodhimin e kësaj maske u erdhi tri javë më parë.

Shkencëtarët  kanë vendosur të gjitha burimet e tyre në dispozicion për procesin e hulumtimit dhe testimit, ndërsa ekspertët e Michelle do të punojnë në hartimin e prototipit.

Shumë njerëz mund të kenë fituar imunitet ndaj koronavirusit, thonë shkencëtarët gjermanë

Një seri prove me 5000 maska tashmë është në prodhim, dhe maska e parë pritet të dalë në treg qysh në javën e ardhshme, shkruajnë mediat franceze, transmeton portal arbresh.info

Michelin ka rezervuar tashmë 130,000 maska, një pjesë e të cilave do t’i dhurohen institucioneve shëndetësore rajonale.

Maska do të jetë me pesë filtra për t’u larë, e cila edhe jep mundësi për shumë përdorime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara