Forma “dardhë” e trupit, si aktorja Kate Winslet apo ylli ‘Mad Men Christina Hendricks, tregon se jeni më pak të rrezikuar të prekeni nga sëmundjet e zemrës ose diabeti.
Ndërsa, personat që kanë formë të trupit si “molla”, janë më shumë të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer tek më shumë se 430 mijë njerëz.
Njerëzit me formë të trupit si molla janë gjithashtu më të rrezikuar nga intoleranca ndaj insulinës, që e bën më të vështirë për trupin të përpunojë sheqerin.
Rezultatet e këtij studimi, të cilat janë publikuar tek revista JAMA, mund të shërbejnë si paralajmërim për sëmundjet që rrezikojnë jetën.
Për vite me radhë, forma e trupit si “dardhë” është konsideruar si më e shëndetshme.
Tani, për herë të parë, shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje shkak-pasojë mes formës së trupit si “mollë” dhe sëmundjes koronare të zemrës dhe diabetit të tipit 2, i lidhur me obezitetin.
Sipas shkencëtarëve dhjami i belit tek format e trupit si “mollë” rrethojnë organet jetësore të trupit. Ai prodhon hormone dhe substanca të tjera kimike që ndërhyjnë tek tensioni i gjakut, nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, të cilat kontrollohen nga insulina.
Si pasojë ai rrit rrezikun për zhvillimin e një sërë problemesh shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe goditja në tru.
Obeziteti, i përcaktuar zakonisht nga indeksi i masës trupore, është shkaktari kryesor i diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...