Ju ka ndodhur ndonjëherë që të flisni me vete teksa ecni në rrugë, shiheni në pasqyrë apo punoni në kompjuter? Mos u shqetësoni, nuk bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe nuk është simptomë e problemeve mendore.
Është thjesht dhe vetëm një sjellje që shumë njerëz e bëjnë për të komentuar një veprim të tyre ose për të kujtuar diçka që e kishin harruar.
Ky fakt konfirmohet nga një studim amerikan i publikuar në sajtin ‘Live Science’, sipas të cilit të flasësh me veten me zë është një fenomen shumë më i përhapur nga sa mendohet dhe ndihmon për të organizuar më mirë mendimet.
Edhe pse tek të rriturit duket si një sjellje e çuditshme dhe jo normale, të gjithë ata që e kanë bërë në vegjëli, në momentet që përqendroheshin më mirë në lojë, ishte kur kujtonin me zë gjërat që duhet të mbanin parasysh.
Me kalimin e viteve ky veprim nis të shihet keq, por kjo nuk do të thotë që duhet të zhduket domosdoshmërisht. Mund të bëhet në çdo moshë dhe nuk është simptomë e një problemi psikik, përkundrazi është një mënyrë shumë efikase e të mësuarit, e cila përdoret shumë nga të rinjtë që përgatiten për provime.
Me pak fjalë të folurit me vete është një mënyrë e mirë për të rregulluar mendimet ndaj mund të përdoret në momente stresi.
Si të mos mjaftonte kush e ka këtë zakon, arrin që të mendojë shumë më shpejtë se pjesa tjetër e njerëzve. Thënë ndryshe, të bërit monolog është një mënyrë shumë efikase për t’u relaksuar dhe për të jetuar më të lumtur.
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...