Në homeopati përdoret çaji nga fletët e karotës si diuretik për shërimin e sëmundjeve të veshkave dhe eliminimin e ënjtjeve.
Mos i hidhni fletët e karotës, sepse përmbajnë albumina, vitamina dhe minerale. Përmbajnë gjashtë herë më shumë vitaminë C sesa rrënja, transmeton Telegrafi.
Janë burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe klorofilit, prandaj pastrojnë nga toksina gjakun, limfën dhe gjëndrat mbiveshkore. Forcon kockat dhe muskujt. Përmirëson të parët (shikimin).
Sasitë e mëdha të kaliumit dhe të vitaminës K ulin shtypjen e gjakut, normalizojnë metabolizmin, mbrojnë nga osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës.
Lëngu nga fletët mund të përdoret si antiseptik për shpëlarjen e gojës. Përtypni këto fletë për t’u liruar nga era e pakëndshme, aftet dhe gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve.
Për shkak të veprimit të fuqishëm antiseptik, fletët e karotës mund të përzihen me mjaltë dhe të përdoren për dezinfektim të plagëve. Përmbajnë substanca të cilat stimulojnë punën e hipofizës.
Vërejtje: Në mjekësinë popullore ruse fletët e karotës përdoren për stimulimin e mitrës gjatë kohës së lindjes, prandaj nuk bën t’i hanë femrat gjatë shtatzënisë.
Si përdoren: Përdoreni në sallata, bashkë me hudhrën, xhenxhefiln dhe piperin. Mund ta qitni në gjellë, ta fërgoni me perime të tjera…
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV