Rreziku i mbipeshës është më i lartë te fëmijët e vegjël që shkojnë vonë në shtrat, por shkencëtart kanë edhe një këshillë për prindërit.
Sipas tyre, prindërit nuk duhet t’i detyrojnë fëmijët që të shkojnë në shtrat më herët, transmeton portal arbresh.info
Në vend të kësaj, prindërit duhet të sigurohen që fëmijët të bëjnë një stil jetese të ekuilibruar kur bëhet fjalë për ushqimin dhe kohën e vakteve, si dhe kohën se kur duhet të shkojë në shtrat, tha Dr. Claude Markus, profesor i pediatrisë në Institutin Karolinska në Suedi.
Studimi, i cili është pjesë i një studimi të madh mbi obezitetin, ka hetuar jetën e 107 fëmijëve në Suedi. Shkencëtarët gjurmuan peshën, lartësinë dhe perimetrin e belit të fëmijëve nga mosha e parë deri në gjashtë vjeç. Të gjithë fëmijët ishin me të njëjtën lartësi dhe peshë në fillimin e studimit.

Shtatë ditë rresht, një herë në vit gjatë studimit, zakonet e fëmijëve për gjumin janë monituar pa ndërprerje.
LEXO EDHE: Studim: Obeziteti më i rrezikshëm se duhanpirja
Shkëcëtarët zbuluan se fëmijët që shkonin në shtrat pas orës 9 të darkës, kishin një perimetër më të lartë të belit dhe një indeks më të lartë të masës trupore.
Autori i studimit, Dr.Markus thotë se të shkosh vonë në shtrat mund të jetë tregues i një stili jetesë përgjithësisht të pashëndetshme që rezulton me shtimin e peshës.
Komentet e bëra nga endokrinologët pediatrikë Nicole Glazer dhe Dennis Stein nga SHBA, thanë se mpipesha dhe gjumi i vonë mund të jenë rezultat i ndikimeve të tjera, të tilla si qëndrimi para ekraneve kompjuterike ose TV, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, ose përfshirja shumë e vogël e zakoneve të shëndetshme familjare.

Por është gjithashtu e mundur që ekziston një lidhje fizike sepse disa pjesë të trurit të përfshira në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit gjithashtu menaxhojnë dëshirën për ushqim.
Studimet e mëhershme kanë theksuar se mungesa e gjumit rrezikon mbipeshën tek fëmijët./arbresh.info/
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj