Jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik, stresi dhe kequshqyerja janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e obezitetit, një problem shqetësues me të cilin po përballen shumë shoqëri moderne.
Obeziteti është akumulim i tepërt i ynydyrës në trup, i cili kur u bashkangjitet faktorëve të tjerë shëndetësorë si problemet kardiovaskulare, diabeti apo problemet e aparatit të frymëmarrjes, mund të rezultojë i rrezikshëm.
Sipas një studimi të fundit, realizuar nga University of Bristol, rreziku për t’u bërë obezë fillon që në mitër dhe mund të shkaktohet nga nivelet e larta të sheqerit tek nëna. Ata kanë zbuluar se fëmijët që lindin nga nënat e prekura me diabet të përkohshëm, mund të jenë mbipeshë që në muajt e pare të lindjes. Ata monitoruan nënat me diabet gestational, një sëmundje që prek femrat vetëm gjatë shtatzënisë dhe shkakton nivele të larta sheqeri në gjak dhe zbuluan se gjaku që kalon tek fetusi nëpërmjet placentës mund të shkaktojë ndryshime kritike në metabolizëm që çojnë në obezitet.
Në studimin e publikuar në revistën “Diabetes Care” u krahasuan masat trupore të 42 foshnjeve të lindur nga nëna me diabet gestitional dhe 44 foshnjeve të lindur nga nëna të shëndetshme. Në moshën 10-muajshe, foshnjat e lindur nga nënat me diabet gestational kishin 16% pjesë dhjamore në trup krahasuar me fëmijët e tjerë.
Fëmijët obezë ose mbipeshë janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe hemorragjia cerebrale me kalimin e viteve.
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...
Haxhiu bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit d...
PDK nuk ka emër konkret për president, përfundon mbledhje e ...
Sulmet nga SHBA-Izrael, mediat izraelite: Lideri suprem i Ir...