Google ADS

FDA: Kujdes nga desinfektantët me përmbajtje metanoli, janë toksikë

14:54 | 19 Korrik 2020
Trina Galanxhi

FDA ka paralajmëruar qytetarët dhe punonjësit e shëndetësisë se një numër i lartë i desinfektantëve të duarve që përmbajnë metanol mund të jenë  toksike kur thithen përmes lëkurës dhe vdekjeprurëse në rast se gëlltiten, bën me dije CBS neës.

Agjencia rregullatore në SHBA ka një liste prej 59 firmash disa prej të cilave tashmë i ka nxjerrë nga tregu, ndërkohë që të tjerat rekomandohet të dalin, pasi përmbajnë substancën potencialisht fatale, e njohur ndryshe si alkooli i drurit.

“Agjenia informon të rinjtë dhe adoleshentët të mos gëlltisin produktet e desinfektimit që përmbajnë metanol sepse çojnë në verbim apo edhe vdekje”, citon FDA.

Lista e gjatë e produkteve të rrezikshme përmban edhe firma të tilla të njohura si “ Sam’s Club” dhe “BJ’s Wholesale Club”.

Fillimisht FDA njoftoi konsumatorët muajin e kaluar për 9 emra produktesh, por që nga ajo kohë u testuan edhe të tjerë që u shtuan në listë sepse rezultuan pozitivë për metanolin.

Ky parlajmërim i agjencisë vjen në një kohë kur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA rekomandon përdorimin e desinfektantëve që përmbajnë të paktën 60% alkool etanol./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale