Ekspertët janë shprehur se sëmundja e Alzheimer mund të parandalohet, duke ditur shenjat kryesore paralajmëruese.
Sipas hulumtimeve të reja, fitimi i peshës dhe stresi mund të jenë faktorë kryesorë, por veprimi i shpejtë për të trajtuar ato mund të ndalojë prekjen nga kjo sëmundje në vitet e mëvonshme. Studiuesit u shprehën se aktiviteti fizik, indeksi i lartë i masës trupore, depresioni, diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe traumat ndikojnë në shfaqjen e mëvonshme të kësaj sëmundjeje.
Më tej, ata shtuan se një edukim i mirë, gjumi i mjaftueshëm, nivelet e sakta të vitaminës C janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Studiuesit thanë se ky ishte studimi më i madh dhe më gjithëpërfshirës për Alzheimerin deri më tani.
Autorja e hulumtimit, Fiona Carragher tha: Në vitet e fundit, hulumtimet kanë sugjeruar që gati një e treta e rasteve me Alxheimer, mund të jenë të parandalueshme. Ky rishikim bazohet në idenë se si faktorë të caktuar rreziku, shumë prej të cilëve janë të lidhur me shëndetin kardiovaskular, mund të jenë nën kontrollin tonë. Ne nuk kemi ende të gjitha përgjigjet, por ne e dimë se hapa të vegjël për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, mund të bëjnë një ndryshim të madh./koha.mk/
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...