Pretendimet se vaksina kundër koronavirusit mund të ndikojë në pjellorinë mashkullore, janë të pavërteta, thonë ekspertët britanikë nga Royal College në Londër.
Pretendime të rreme janë shfaqur në mediat sociale se vaksina Pfizer / Biontech mund të shkaktojë infertilitet ose të detyrojë trupin të sulmojë fetusin, raportoi BBC, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, ekspertët kanë mohuar këto informacione, duke theksuar se ‘nuk ka asnjë mekanizëm të tillë biologjik që mund ta bëjë vaksinën të rrezikshme për pjellorinë’, ka theksuar profesoresha e Kolegjit Mbretëror në Londër, Lucy Chapel.
Teksti shton se vaksina Pfizer funksionin duke dërguar një mesazh në trup, duke e lejuar atë të bëjë një fragment të vogël të “thumbit” karakteristik të koronavirusit.
Kjo stimulon sistemin imunitar për të ndërmarrë veprime, duke krijuar antitrupa dhe duke ua mundësuar qelizave të bardha të gjakut që të luftojnë koronavirusin.
Vaksina kundër koronavirusit nuk ndikon në asnjë mënyrë në informacionin gjenetik./arbresh.info/
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun