Kjo e ditëve tona njihet si me të vërtetë si epoka e ekranit, në të cilën ne jemi pothuajse të detyruar të shpenzojmë çdo ditë mes smartphone-ave, kompjuterëve dhe tabletave. Ne, gjithashtu, i ndajmë këto mjete teknologjike edhe me fëmijët tanë, madje deri në fazën e vogëlushëve.

Sidoqoftë, një studim i ri ka treguar që këto ekrane shkaktojnë ndryshime strukturore në mendjen e fëmijëve parashkollorë, veçanërisht në pjesët që shoqërohen me gjuhë dhe aftësi të tjera shkrim-lexim.
Sipas një artikulli të botuar në Science Daily, studimi u bazua në skanimet e MRI-ve të 47 fëmijëve të shëndetshëm midis moshave 3 deri në 5 vjeç. Edhe pse studimi nuk zbuloi dot me saktësi si ndikon koha e ekranit në tru, ai tregoi se fëmijët që kalonin më shumë kohë në ekran kishin integritet strukturor më të ulët sesa pjesa tjetër e fëmijëve.
Studimi ngre pyetje nëse të paktën disa aspekte të përdorimit të ekraneve, të bazuara në fëmijërinë e hershme, mund të ofrojnë stimulim nënoptimal gjatë kësaj gjendjeje të shpejtë, formuese të zhvillimit të trurit”,- tha Dr. John Hutton, drejtor i “Reading & Literacy Discovery” në spitalin e fëmijëve “Cincinnati” dhe autori kryesor i studimit: “Ndërsa ne nuk mund të përcaktojmë akoma nëse koha e ekranit i shkakton këto ndryshime strukturore ose nënkupton rreziqe afatgjata neuro-zhvillimore, këto rezultate kërkojnë studim të mëtejshëm për të kuptuar se çfarë kuptojnë dhe si të vendosim kufijtë e duhur në përdorimin e teknologjisë.”
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...