Shoqata gjermane e Virologjisë ka paralajmëruar sot për frikën nga pasojat e përhapjes së pakontrolluar të koronavirusit gjatë ditëve të dimrit.
Ata bënë thirrje për veprim të bazuar shkencërisht kundër pandemisë, transmeton portal arbresh.info
“Për shkak të dinamikës shpërthyese të infeksionit, e cila është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në Europë, ekziston frika se do të ketë një humbje të kontrollit mbi infeksionin”, thonë virologët.
Ata janë treguar të ashpër në kundërtim me imunitetin e tufës, sepse sikurse paralajmërojnë ata, kjo do të dërgonte në mbingarkesë të sistemeve shëndetësore.
Gjermania e fut në izolim nga ora 14 një komunë në Bavari
Në Gjermani, thonë ata, sistemi i kujdesit shëndetësor është duke u mbingarkuar edhe për shkak të mungesës së stafit të kujdesit intesiv, pasi numri i të infektuarve është duke u rritur vazhdimisht.
Virologët theksojnë se përhapja e pakontrolluar e infeksionit do të çonte në një numër përshkallëzues të vdekjeve, sepse pavarësisht nga izolimi i rreptë i pensionistëve, ka grupe të mëtejshme rreziku.
Gjithashtu, ata kanë deklaruar se nuk është provuar ende se sa zgjat imuniteti i fituar pas infeksionit dhe shtojnë se po bëhet gjithnjë e më e qartë se në raste asimptomatike, siç janë kryesisht tek të rinjtë, nuk ka imunitet të qëndrueshëm./arbresh.info/
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...