Kontraceptivët që kanë për bazë hormonet, shpesh shkaktojnë efekte anësore të padëshirueshëm.
Mund të mos e dini se çka saktësisht toleron organizmi juaj kështu do të ishte mire të provoni disa prej tyre.
Megjithatë me poshtë ju njoftojmë me disa prej efekteve anësorë më të shpeshta dhe çfarë mund të bëni rreth tyre.
Kokëdhimbje dhe ndjeshmëri e lartë tek gjinjtë
Këto efekte largohen me kohën, mirëpo në qofte se kjo dështon provoni ndonjë lloj tjetër të kontraceptivit.
Të përzierat
Këto simptoma largohen për pak muaj. Në qoftë se nuk e keni sukses provoni që t’i merrni tabletat me ushqim.
Gjakderdhje
Kjo është një nga simptomat që i frikëson femrat më së shumti.
Provoni që t’i merrni tabletat çdo ditë në të njëjtën kohë.
Në qoftë se gjendja përkeqësohet kontaktoni gjinekologun tuaj.
Ndryshimet e disponimit
Në qoftë se kontraceptivët ju sjellin këto ndryshime në disponim, atëherë duhet të përdorni metoda jo hormonale.
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...