Dita Botërore e Shëndetit Mendor është me 10 tetor dhe qëllimi i kësaj dite është ta rritë vetëdijesimin sa i përket problemeve të shëndetit mendor.
Për vitin 2019, fokusi i kësaj dite është në parandalimin e vetëvrasjeve.
Kjo ditë u jep mundësinë të gjithë atyre që punojnë në fushën e shëndetit mendor të flasin për punon e tyre dhe ta rrisin vetëdijesimin se çfarë mund të bëhet më shumë që kujdesi për shëndetin mendor të bëhet realitet për njerëzit anë e mbanë globit.
Dita Botërore e Shëndetit Mendor: 40 sekonda për veprim!
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pothuajse çdo 40 sekonda dikush e humbë jetën.
Prandaj, kjo organizatë ka lansuar një kampanjë të quajtur “40 sekonda për veprim” që ta rritë vetëdijesimin e shkallës së lartë të vetëvrasjeve anë e mbanë botës dhe për rolin që secili prej nesh e kemi për parandalimin e këtij fenomeni.
Vetëvrasja është problem global dhe një prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve mes të rinjve, e posaçërisht mes atyre të moshave 15-29 vjet.
Me vite të tëra, OBSH ka qenë duke i trajtuar vetëvrasjet si prioritet. Ky problem ka marrë vëmendjen edhe të fushave tjera duke përfshirë filozofinë, religjionin, mjekësinë, sociologjinë, psikologjinë, etj.
Vetëvrasja: Cilët janë shkaktarët që i nxisin të rinjtë për të kryer vetëvrasje?
Shumë arsye mund ta shpijnë një individ, e veçanërisht një të ri, të kryejë vetëvrasje. Këto arsye përfshijnë dështimin në studime, traumat nga fëmijëria, mungesa e harmonisë në familje, dhuna, abuzimi seksual, bulizmi, etj.
Sidoqoftë, është shumë i rëndësishëm parandalimi i vetëvrasjeve dhe kjo meriton vëmendje posaçërisht kur e kemi parasysh rritjen e problemeve tjera të shëndetit mendor, siç është depresioni dhe ankthi.
Çfarë mund të bëhet për t’i parandaluar vetëvrasjet?
Vetëvrasjet janë të parandalueshme, pasi që viktimat nuk duan t’i japin fund jetës së tyre, por thjesht dhimbjes momentale që janë duke e përjetuar.
Nëse në kohëra të tilla ata e kanë dikë për të folur apo për t’u mbështetur, atëherë vetëvrasjet mund të parandalohen.
Intervenimi me kohë është hapi i parë për t’i ndihmuar ata që kanë probleme me sëmundje mendore. /Telegrafi/
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...