Covid-19 ka treguar se njerëzit nuk janë aq sovranë sa mendonin.
Zyrtarët qeveritarë nuk dinë çfarë të bëjnë, shtypi nuk di kë të akuzojë, informacioni është i ndryshëm, institucionet e Shëndetësisë kundërshton vetveten, ashtu si edhe OBSH. Dhe ne po çmendemi pak nga pak. Ne jemi duke u sëmurë jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.
Jemi duke vërejtur numrin më të madh të rasteve të problemeve të shëndetit mendor që ka parë ndonjëherë bota.
Eshtë mosfunksionimi më i madh i mesazherëve tanë kimikë, në historinë njerëzore.
Çfarë na ka treguar e gjithë kjo?
Përveç kuptimit të rëndësisë së profesionistëve, të tillë si psikologë, psikiatër, terapistë dhe psikoanalistë dhe nevojës që mjekët të adresojnë gjithashtu probleme që lidhen me mendjen dhe emocionet e njeriut, pandemia ka zbuluar se sa të brishtë jemi.
Ne nuk jemi aq të mençur sa e kishim menduar, ne kemi limite, zona e arsyetimit logjik në trurin tonë ende nuk ka evoluar mjaftueshëm, truri ynë prej zvarraniku na ka treguar se është edhe më i fortë, sepse instikti ynë i mbijetesës vazhdon të na ndikojë pavarësisht evolucionit.
Një virus vret, të shemb përtokë, një mikroorganizëm shkatërron një shoqëri./bota.al/
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...