Nëse nuk hani mish, ndoshta jeni mësuar me pyetjet që ju bëhen vazhdimisht si: “A ju kanë ardhur në majë të hundës perimet?” “Nga i merr proteinat?”
Sado të bezdisshme të jenë këto pyetje me qëllim të mirë, ka diçka që duhet të merret në konsideratë: Faktin se sa vitaminë B12 merrni?
Së pari, çfarë është vitamina B12?
Vitamina B12 ndihmon në mbajtjen e gjakut dhe qelizave nervore të shëndetshme. Ajo luan rol thelbësor në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin e qelizave, funksionin nervor dhe prodhimin e ADN-së, molekulave brenda qelizave që mbartin informacionin gjenetik.
Nga e marrim vitaminën B12?
Pavarësisht nga roli i rëndësishëm i vitaminës B12 në shëndetin tonë, trupi nuk mund ta prodhojë atë vetë.
Këtu hyn në punë dieta! Burimi kryesor i vitaminës B12 janë proteinat shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti.
Por nëse nuk hani proteina shtazore, ka ende disa mënyra për të marrë vitaminën B12 përmes dietës.
Drithërat, qumështi i sojës dhe qumështi i bajames janë të pasura me këtë vitaminë, ndërsa kërpudhat përmbajnë sasi të vogla.
Sa vitaminë B12 është e mjaftueshme?
Sasia e duhur e vitaminës B12 që ju nevojitet ndryshon në varësi të moshës, dietës, gjinisë, stilit të jetesës dhe gjendjeve specifike mjekësore. Shumica e të rriturve të shëndetshëm kanë nevojë për 2.4 mikrogramë vitaminë B12, e krahasueshme me dy gota qumësht me 2% yndyrë në ditë.
Çfarë ndodh nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë B12?
Njerëzit që kanë mungesë të vitaminës B12 mund të përjetojnë çrregullime hematologjike dhe neurologjike. Rreziqet e tjera shëndetësore janë anemia, ngërçet, mpirja ose ndjesi shpimi gjilpërash për shkak të mungesës së kapacitetit për të rigjeneruar qelizat e gjakut. /Telegrafi/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...