Diarreja është fenomen i zakonshëm. Shumica e njerëzve përjetojnë të paktën një herë apo dy herë në vit episode të diarresë, e të cilat zhduken brenda pak ditëve.
Fatmirësisht ka disa ushqime të cilat e ndihmojnë individin t’i zvogëlojnë simptomat e diarresë, transmeton Telegrafi.
Diarreja karakterizohet nga jashtëqitje më të lëngshme sesa të ngurta, dhe personat me sëmundjen e Crohnt apo IBS mund të përjetojnë diarre më rregullisht.
Cilat ushqimet duhet ngrënë kur keni diarre?
Personat me probleme të diarresë duhet të hanë ushqime të buta, sepse ushqimet komplekse dhe të djegësta mund t’i irritojnë zorrët.
Ushqimet e buta përfshijnë:
– Bananet
– Orizi i bardhë
– Tosti apo buka
– Patate të ziera, etj.
Çfarë duhet pirë?
Lëngjet janë vitale për rikuperimin e shpejt. Personat me diarre duhet të pinë shumë ujë gjatë ditës sepse uji ndihmon në parandalimin e toksinave dhe në largimin e toksinave nga trupi.
Përveç ujit, rekomandohet të pini edhe ujë kokosi, ujë me elektrolite dhe pije sportive.
Ushqimet që duhet shmangur
Ushqimet që e keqësojnë diarrenë janë ushqimet e djegësa, ushqimet e fërguara, ushqimet me sheqer artificial, ushqimet me shumë fibra, hudhra, qepa, frutat citrik, produktet djathore, etj.
Pijet që duhet shmangur
Pijet me kafeinë, si kafja, çaji dhe pijet freskuese, mund ta stimulojnë së tepërmi sistemin tretës dhe t’i keqësojnë simptomat. Prandaj është mirë t’i shmangni pijet e tilla.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...