Hipertensioni, pra shtypja e lartë e gjakut, shkaktohet nga ushqimi i pashëndetshëm apo mungesa e ushtrimeve fizike.
Kjo sëmundje karakterizohet sepse i shkakton ekstra stres enëve të gjakut dhe organeve vitale.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se mund ta zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje nëse rregullisht hani vezë për mëngjes.
Vezët janë ushqim i mirë edhe për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, sepse përmbajnë shumë proteinë.
Një vezë e vetme e madhe përmban më shumë se 6g proteinë, ndërkaq konsumimi i proteinës është ndërlidhur me reduktim të shtypjes së gjakut.
Çdo njeri duhet të synojë t’i hajë disa vezë në javë pasi që jua zvogëlojnë shtypjen e gjakut deri në 21%.
Përveç proteinës, vezët janë të mbushura edhe me vlera tjera esenciale ushqyese, si riboflavini, fosfori dhe seleni.
Duke ngrënë një vezë në ditë, por duke ia bashkëngjitur edhe një dietë të shëndetshme e të balancuar, ju mund ta zvogëloni edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit të trurit.
Ndër tjerash, vezët janë urim i mahnitshëm i vitaminës D, e cila ndihmon në mbrojtjen e eshtrave dhe parandalimin e osteoporozës.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...