Nëse i lani rrobat me makinë larëse në 56 gradë Celsius kjo do të thotë që keni zhdukur çdo gjurmë të koronavirusit nga to. Pra, sipas ekspertëve, nëse i lani rrobat pasi i keni hequr nuk rrezikoni që ta merrni Covid-19.
Profesoresha Sacha Stelzer-Braid është një virologe me interes të veçantë për sëmundjet respiratore e cila po monitoron nga afër përhapjen e koronavirusit në Australi.
Stelzer-Braid u shpreh për Daily Mail Australia se pastrimi i rrobave me një cikël të rregullt bën që virusi të shpërbëhet dhe të “vdesë”. Pra, ajo shton se nuk keni gjasa të infektoheni nëse tregoheni të kujdesshëm.
Është treguar se larja e rrobave në 56 ° C e vret koronavirusin e ri. Nuk ka nevojë që t’i zjeni.
Kjo mbështet edhe në një studim të ri i bërë nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në SHBA sipas të cilit 56 gradë Celsius është temperatura në të cilën shpërbëhet COVID-19. /abcnews.al
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...