Duhanpirësit kanë një varësi të fortë ndaj duhanit.
Kjo varësi i ekspozon ata ndaj një sërë sëmundjesh kronike.
Por lënia e duhanit nuk është një fjalë goje. Sfida është e fortë dhe heqja dorë nga ky ves, shoqërohet me shumë emocione intensive përfshirë një ankth të fortë.
Megjithatë, lënia e duhanit nuk është e pamundur.
Marrja e një vendimi është gjysma e punës dhe me kalimin e kohës nuk do të keni as dëshirë për ta mbajtur cigaren në dorë.
Për t’ia arritur qëllimit mund të shfrytëzoni edhe çajrat e mëposhtëm të cilët janë 100 përqind natyralë.
Çajrat në fjalë e zbusin dëshirën për cigare dhe pastrojnë organizmin nga toksinat.
Çaji me Xhenxhefil
Xhenxhefili është antioksidant i fortë që largon toksinat e duhanit nga organizmi.
Ai ju qetëson dhe largon dëshirën për cigare.
Merrni një lugë gjelle me xhenxhefil të grirë dhe një filxhan çaji me ujë. Ziejini së bashku për 10 minuta.
Kullojeni çajin dhe pijeni dy ose tre herë në ditë.
Çaji i Lules së Pasionit
Lulja e pasionit apo lulja e Sahatit ka aftësi qetësuese që shuajnë ankthin dhe dëshirën për duhan.
Çaji i kësaj luleje rekomandohet të konsumohet gjatë periudhës së shkëputjes nga ky ves.
Për përgatitjen e çajit përdorni një lugë çaji me lule pasioni dhe një filxhan me ujë të valuar. Pas 10 minutash që kanë qendruar në një enë, kullojeni dhe pijeni dy ose tre herë në ditë.
Lule pasionin e gjeni në pikat e tregëtimit të bimëve medicinale.
Çaji i Lules Basanit
Ky çaj është anti depresiv dhe qetësues.
Ai përmirëson humorin dhe largon dëshirën për të pirë duhan. Mjafton një lugë çaji me lule Basani dhe një filxhan me ujë të valuar. Çajin pijeni në mëngjes dhe pasdite.
Çaji i Jamballit
Çaji i Jamballit apo siç njihet i likuricias, është një pije natyrale që largon dëshirën për të pirë duhan.
Për më tepër, ai përmirëson humorin dhe rrit ndjesinë e mirëqenies.
Për çajin ju nevojitet një lugë gjelle me jamball pluhur dhe një filxhan çaji me ujë.
Ziejeni për 10-15 minuta, kullojeni dhe më pas pijeni.
Çajin mund ta pini në mëngjes.
Nëse po shqyrtoni idenë e lënies së duhanit, merrni një vendim dhe përdorni çajrat e mësipërm për të shpëtuar nga kjo varësi me sukses./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
LDK mban konferencë për media
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...