Ditët e grave të cilat përmes testeve tradicionale presin të kuptojnë nëse janë shtatzënë apo jo, janë vetëm duke u numëruar!
Kjo pasi shkencëtarët amerikanë, kanë zbuluar një byzylyk elektrik dore, që jep sinjal në momentin kur gruaja është në pritje të një fëmije, njofton Klan Kosova.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shënojë fundin e testit tradicional i cili u zhvillua në vitin 1969.
Sensori i veshur mat faktorët duke përfshirë rrahjet e zemrës, temperaturën dhe rezistencën – sa një grua djersitet.
Mohaned Shilaih, një studiues i lartë në Universitetin e Zyrihut, ka zhvilluar byzylykun me kompaninë zvicerane Ava.
Se sa mund të jetë efektiv, pritet të kuptohet ditëve në vazhdim atëherë kur dhe ky byzylyk do hidhet në treg!
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova