Prindërit tuaj mund të kenë pasur të drejt për “magjinë” e brokolit. Një studim i vogël ka lënë të nënkuptojmë se një substancë e cila gjendet në këtë perime të shëndetshme mund t’ju ndihmoj t’i mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.
Hulumtuesit kanë zbuluar se ekstrakti i substancës, i quajtur sulfofran, i ka ndihmuar pacientët obezë me tipin 2 të diabetit t’i mbajnë nën kontroll nivelet e larta të sheqerit në gjak.
Ana e keqe e këtij lajmi është se studimi ka qenë afatshkurtër dhe i vogël – ka përfshirë vetëm 97 njerëz dhe ka zgjatë 12 javë.
Sulfofrani është kimikal i cili gjendet në perime të ndryshme, por brokoli përmban sasi të madhe të këtij nutricienti.
Sa i përket studimit, ky mbetet studim interesant, për të cilin duhet të bëhen më shumë hulumtime me qëllim që të ndihmohen personat me tipin 2 të diabetit.
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...
MINT gjobit KEDS-in me 110 mijë euro pas verifikimit të njeh...
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor s...
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës