Manaferrat goji, një lloj i veçantë i manaferrave, janë shumë të dobishme për shëndetin tonë, sidomos për ata prej nesh që vuajnë nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut, malaria dhe karcinoma.
Ky lloj i manaferrave e përmirëson qarkullimin, largon marramendjen dhe dhembjen e kokës, e është i dobishëm edhe për përmirësimin e shikimit.
Kjo bimë arrin gjatësinë deri në tri metra, lulëzon gjatë tërë verës, e frutat i jep në vjeshtë. Shumë ekspertë preferojnë që këto pemë të mos mblidhen me duar, por që të shkunden nga pema.
Meqë janë tepër të pasura me antioksidues, manaferrat goji përdoren edhe për forcimin e muskujve dhe eshtrave, përmirësojnë punën e zemrës, mëlçisë dhe veshkave. Më së miri është që ato të konsumohen si shtesë ndaj ushqimeve të tjera, e nga pemët e thara mund të përgatiten edhe çaje dhe lëngje. Këto pije zvogëlojnë djersitjen dhe gjakderdhjen nga hunda. Për nga shija, kjo pemë ngjan me stafidhet.
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...