Bakteriet vdekjeprurëse mund të ndodhen në makinën e larjes së enëve, kanë gjetur studimet e fundit.
Kuzhina mund të përmbajë gjithçka nga E.coli, që shkakton helmim kërcënues për jetën, për patogjenë të tjerë të lidhur me infeksionet e traktit urinar, lëkurën dhe rreshtimin e brendshëm të zemrës, u zbulua në një studim slloven, transmeton portali arbresh.info
Këto baktere mund të jenë fatale në njerëzit me sisteme të reduktuara të imunitetit, siç janë ato që i nënshtrohen kimioterapisë ose transplanteve të organeve.
Bakteret dhe kërpudhat mendohet të hyjnë në enëlarëse nëpërmjet ujit të rubinetit që i furnizon ato, si dhe nëpërmjet ushqimit të ndotur, shton hulumtimi.
Hulumtuesit sllovenë thonë se për të zvogëluar rrezikun e infektimit, njerëzit duhet të lejojnë makinën e larjes së enëve që të ajroset para përdorimit dhe që pas çdo përdorimi duhet të fshihet vula e tyre e gomës.
Hulumtuesit nga Universiteti i Ljubljanës, në Slloveni, analizuan 24 makina të larjes së enëve nëpër shtëpi private./arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...