Njollat e vogla të verdha në sy mund të jenë shenjë e hershme paralajmëruese e një sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme.
Ato janë depozita të vogla të yndyrave dhe kaciumit që formohet në shtresën nën retinë dhe mund të shihen gjatë skanimit.
Këto njolla janë simptoma të zakonshme të moshës dhe shpesh shihen te njerëzit mbi moshën 40-vjeç dhe ato për një kohë të gjatë është menduar se janë të dëmshme.
Por, studimet më të reja nga Universiteti Queen në Belfast tregojnë se si personat që vuajnë nga Alzheimer kanë më shumë njolla të bardha ose të verdha se sa njerëzit e shëndetshëm.
Studimi po ashtu sugjeron se ndryshimet në enët e gjakut në sy mund të ndërlidhen me zhvillimin e demencës.
Shkencëtarët thonë se skanimi i njollave dhe ekzaminimi i enëve të gjakut në sy mund të jetë një mjet i vlefshëm për monitorimin e sëmundjes Alzheimer.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116