Organizmi ynë për të funksionuar në mënyrë të duhur ka nevojë për sasi të kolesterolit. Ndërkaq, shumica e kolesterolit të keq në gjak bie deri tek rreziku i sëmundjes së zemrës, rritjes së presionit të gjakut e edhe të gjakderdhjes në tru. Duhet të dimë që në gjak ka kolesterol të mirë dhe të keq.
Kolesteroli i keq (LDL) është ai që krijon shtresa në arterie, ndërsa kolestrerol i mirë (HDL) është ai që sjell kolesterolin e keq përkatësisht yndyrën në mëlçi.
Në nivelin e kolesterolit negativisht ndikon: pirja e duhanit, alkooli, mosaktiviteti fizik, ushqimi i parregullt, lodhja e tepërt, mbipesha, të ftohtit, infeksionet, stresi, lodhja psikofizike, lodhja kronike, rregullimet hormonale dhe disa faktor tjerë.
Hulumtimet e reja shkencore thonë që nëse e hani një grusht arra në çast fitoni mbrojtje të sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i rregullt i arrave do t‘ ju ofrojë mbrojtje afatgjate.
Shkencëtarët kanë paraqitur përmirësim të dukshëm të niveleve të kolesterolit dhe fleksibilitetin e rruazave të gjakut, që ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, kjo vetëm katër orë pasi që njerëzit kanë konsumuar arra apo vajin e arrave.
Sipas fjalëve të doktoreshës Peni K. Eterton e cila punon në Universitetin e Pensivanisë, konsumimi i një grushti arrash, katër herë në javë mundet dukshëm të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Arrat janë të pasura me omega-3, gjithashtu përmbajnë sterole bimësh dhe vitamina E, e të gjitha këto ulin kolesterolin dhe mbrojnë rruazat e gjakut. /femra.net/
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga
Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...