Konsumi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë dëmtim të indeve të zemrës edhe përpara se të shfaqen simptoma shqetësuese, tregojnë studimet, të cilat rikthehen në vëmendje në pragun e festave të fundvitit, që shoqërohen me një përdorim të shtuar të pijeve alkoolike.
Hulumtimet e fundit mbështetin studimet e mëparshme që tregon se një konsum pa kriter i alkoolit mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak, presionit të lartë të gjakut, aritmive apo edhe hemorragjisë cerebrale.
Ekspertët thonë se duke matur nivelin e disa molekulave në gjak, kanë qenë në gjendje të zbulonin se personat që kishin konsumuar shumë alkool, kishin dhe gjasat më të mëdha për dëmtime në zemër, sesa njerëzit që e prijnë më pak.
Kampionet e gjakut të ekzaminuara i përkisnin 2,525 të rriturve të moshave nga 35 deri në 69 vjeç. Dëme të mëdha ndërkohë, alkooli shkakton edhe në mëlçi ku godet qelizat hepatike.
Niveli i dëmit varet sidoqoftë shumë nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Zbulimi i një dëmtimi hepatik për mund të bëhet edhe përmes ekzaminimeve rutinë dhe matjes së nivelit të bilirubinës në gjak./tch
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim