Shpesh herë është thënë që celulari mund të jetë një nga shkaktarët e kancerit për shkak të valëve rrezatuese.
Megjithatë, shkencëtarët kanë realizuar studime për të përcaktuar diçka të tillë. Dhe rezultatet kanë treguar se nuk ka prova shkencore që kjo pajisje elektronike të shkaktojë dëm të tillë në shëndetin e njeriut.
Rrezatimi elektromagnetik që lëshojnë celularët është i një fuqie të ulët dhe nuk dëmton qelizat e trupit, tha ekipi i studimit në programin “BBC Health”. Sipas tyre, çdo studim që sugjeron të kundërtën, do të thotë se testet laboratorike janë eksperimentuar në minj në nivele shumë të larta të rrezatimit. Studiuesja Yolanda Ohene e Universitetit të Londrës shpjegoi edhe frikën e disa përdoruesve, që pjesa më e rrezikuar e trupit është koka.
“Pajisjet shtëpiake, duke përfshirë dhe celularët, emetojnë fuqi të ulët, frekuencë të ulët dhe nuk dëmtojnë qelizat”, tha ajo. Edhe profesori Malcolm Sperrin konfirmoi gjithashtu se studimet që sugjerojnë se valët e celularit shkaktojnë kancer, janë testuar në minj me nivele të larta të rrezatimit.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut