Farat e shalqirit përmbajnë shumë pak kalori dhe kanë vlera të larta ushqyese si dhe nuk janë të vështira për tu tretur siç pretendohet.
Disa nga përfitimet shëndetësore të tyre janë mbrojtja nga disa sëmundje të zemrës, përmirësimi I sistemit imunitar dhe mbajtja e balancit të sheqerit në gjak. Gjithashtu këto fara përmbajnë sasi të lartë të vitaminës B dhe disa proteinave të rëndësishme.
Farat e shalqirit kanë këto benefite shëndetësore:
Përmirësojnë shëndetin e zemrës- prania e magnezit në këto fara kontribuon në shëndetin e zemrës, duke e normalizuar shtypjen e gjakut dhe duke e ulur nivelin e kolesterolit.
Përmirëson sistemin imunitar- Farat e shalqirit përmbajnë vitaminë B dhe hekur duke e përmirësuar funksionin e sistemit imunitar.
Përmirëson shëndetin mendor- Si pas studimeve, farat e shalqirit kanë qenë efektive edhe në përmirësimin e disa funksioneve të trurit.
Farat e shalqirit gjithashtu janë shumë efektive edhe për shëndetin e flokëve, duke I mbrotjtur ato nga demtimet, për lëkurën duke e mbrojtur atë nga plakja e parakohshme si dhe nga aknet.
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur