8 këshilla të vlefshme për shëndetin tuaj mendor

01:56 | 20 Prill 2020

Bëni pak pushim nga lajmet

Vendosni periudha kohore çdo ditë gjatë të cilave duhet të dilni nga rrjetet sociale ose të mos shihni televizor. Jepini vetes pak kohë dhe hapësirë për të menduar dhe për t’u përqëndruar te gjërat e tjera.

Kujdesuni për trupin tuaj

Merrni frymë thellë, shtrihuni dhe meditoni. Mundohuni të hani ushqime të rregullta, mbani një dietë të ekuilibruar dhe bëni pak aktivitet fizik çdo ditë. Jepini vetes kohë për të fjetur gjumë. Shmangni alkoolin dhe drogërat.

Gjeni kohë për argëtim

Mundohuni të përfshiheni në hobi që ju pëlqejnë. Duhet t’ju falin kënaqësi, argëtim dhe kreativitet.

Qëndroni të lidhur me njerëzit

Ka një ndryshim mes vetmisë dhe distancës sociale. Fakti që jeni të izoluar nuk do të thotë që të mos qëndroni në kontakt me familjarët, miqtë dhe kolegët.

“Nëse mendoni se po filloni të luftoni, merrni pak kohë për të telefonuar një mik apo anëtar të familjes. Flisni për mënyrën se si ndiheni. Nëse nuk keni dikë që mund t’i flisni, mund të telefononi linja mbështetjeje emocionale.”

Vendosni qëllime dhe përparësi

Vendosni çfarë duhet të bëni sot dhe çfarë prisni nga kjo gjë. Prioritetet duhet të vendosen në mënyrë që të reflektohen ndryshimet në orare dhe të keni një rutinë të re.

Përqëndrohuni te faktet

Mos u alarmoni. Kjo gjë do t’ju shkaktojë stres dhe ankth. Jo gjithë çfarë lexoni në media është e vertetë. Dyshoni dhe mos besoni çdo gjë që lexoni lart e poshtë. Përqëndrohuni te faktet.

Mbani një dietë të shëndetshme

Shëndeti ynë fizik dhe shëndeti mendor janë të lidhura, prandaj përpiquni të krijoni një rutinë që përfshin disa ushqime të shëndetshme.

Mbani një sens rutine

Gjeni veten duke kaluar tërë ditën në pizhame apo duke kujtuar në 3 të mëngjesit që nuk i keni larë dhëmbët sepse e dini se nuk do të takonit njeri? Edhe pse në një afat të shkurtër mund të ndjesh mirë të jesh dembel, për në një afat të gjatë kjo nuk do të jetë e mirë për mirëqenien tuaj mendore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara