Ndjeheni keq? Ndoshta keni nevojë vetëm për një gotë ujë.
Nuk është aspak gabim nëse keni menduar se trupit tuaj i nevojiten 9 deri në 12 gota ujë në ditë, shkruan arbresh.info.
Në fund të fundit, uji është thelbësor për funksionimin e trupit tuaj. Por çfarë ndodh në qoftë se ju nuk pini ujë të mjaftueshëm?
Nëse keni problem me kapsllëk, atëherë problem mund të jetë se ju nuk jeni duke pirë ujë mjaftueshëm. Sipas mjekes Isabel Smith, uji ndihmon në traktin digjestiv dhe ndihmon e pastrimin e zorrëve.
Ka një numër të madh arsyesh pse nuk fleni mirë natën, pse jeni të stresur në punë, pse mungoni në palestër, ndjeheni të lodhur dhe keni dhimbje gjatë menstruacioneve. Përkundër lodhjes ditore, arsye tjetër mund të jetë edhe që nuk pini shumë ujë, shkruan arbresh.info.
Edhe pse uji nuk ka kalori, qelizat kanë nevojë për ujë në mënyrë që metabolizmi të jetë sa më funksional.
Përderisa rrini duke fajësuar rrudhat e dukshme, dhe humbisni kohë nëpër sallone të ndryshme, ju duhet të gjeni fajtorin kryesor pse lëkura juaj nuk duhet mirë. Uji ndihmon për të mbajtur lëkurën e shëndoshë, elastike dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Në fakt, uji ju ndihmon shumë që të dukeni më të reja.
E keni mbajtur mend lajmin e fundit mbi Kim Kardashian? Nëse nuk arrini t’i mbani mend disa gjëra të thjeshta, atëherë keni mungesë të ujit në organizëm. Truri i njeriut ka nevojë për ujë më shumë se secili organizëm tjetër, prandaj konsumimi i ujit gjatë ditës duhet marrë seriozisht.
Para se të vini në përfundim në lidhje me çdo dhimbje, duhet të shikoni se sa ujë keni konsumuar gjatë ditës. Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, dhembjet do t’i ndjehni më shumë.
Nëse mendoni se duke pirë ujë mjaftueshëm do të ndjeheni të fryrë, mendoni edhe njëherë. Kjo është e kundërta. Uji ju ndihmon që të ndjeheni mirë, prandaj nëse konsumoni lëngje më pak të shëndetshme ose ushqime të shpejta, do të ndjeheni të fryrë, ndërsa uji luan rolin kryesorë për tu ndjerë më mirë. Studimet e fundit tregojnë se uji ndihmon edhe një djegien e kalorive.
Nëse zgjoheni të lodhur në mes të natës dhe ndjeni dhimbje të muskujve, duhet patjetër që të pini ujë. Uji mban ekuilibrin e natriumit dhe kaliumit për të ndihmuar në rregullimin e qelizave. Dehiratimi mund të prishë këtë ekuilibër dhe mund të dërgojë në tendosjen e muskujve. /Arbresh.info
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...