Sigurisht që viheni në siklet saherë që dëgjoni zorrët duke lëshuar tinguj.
A e keni menduar ndonjëherë rëndësinë që luan mëngjesi dhe se si funksionon sistemi tretës në trupin tuaj?
Nëse keni, ndonjëherë ose shpesh, probleme me stomakun dhe tretjen, përpiquni të shmangni këto ushqime në stomak bosh, transmeton portal arbresh.info
Perime të papërpunuara
Perimet e papërpunuara janë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale. Por nuk rekomandohet për mëngjes sepse perimet e gjalla janë një sfidë e vërtetë për sistemin tretës, veçanërisht kur e konsumoni me stomak bosh.
Kosi
Nëse keni një stomak të ndjeshëm, një mëngjes që përfshin kos mund ta bëjë të vështirë për ju. Gjegjësisht, kosi përmban baktere të shëndetshme të acidit laktik të cilat, për fat të keq, nuk arrijnë në zorrët sepse një stomak bosh i vret ato me acidin e tij. Çfarë ndihmon? Thjesht konsumoni disa arra, një copë avokado, ose një lugë mjaltë në mënyrë që stomaku juaj të mos ndjehet keq.

Banana
Një banane në stomakun bosh ngre nivelin e sheqerit në gjak, por edhe ai nivel bie shumë shpejt. Kjo mund të rezultojë në periudha të papritura urie gjatë ditës.
Qitro
Një gotë me lëng qitro nuk është aspak e sugjerueshme për mëngjes. Duket e shëndeshme, por ajo shkakton urth. Përjashtimi i vetëm është uji i përzier me limon sepse lëngu i limonit është mjaft i holluar./arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...