4 shenja se e teproni me kripë

18:09 | 29 Gusht 2017

Sipas shumë studimeve, kripa shkakton probleme serioze. Në vijim ju tregojmë shenjat se e teproni me kripën.

KENI PROBLEME ME VESHKA

Natriumi ndikon edhe në funksionimin e veshkave, e kjo shkakton formimin e gurëve. Ekspertët pohojnë se ata që kanë telashe me veshkat, konsumimin e kripës duhet ta kufizojnë në vetëm një lugë në ditë.

PËRNJËHERË NDIHENI TË FRYRË DHE TË ËNJTUR

Vetëm një ditë kur e teproni me konsumimin e kripës mund të shkaktojë fryrje dhe ënjtje te personat me metabolizëm të ngadaltë. Ënjtjet e indeve shfaqen si pasojë e grumbullimit të lëngjeve që shkaktohet si pasojë e konsumimit të madh të natriumit.

SHPESH JU KAP ETJA

Ushqimi me sasi të madhe të kripës ndikon në ekuilibrin e organizmit duke jua shtuar etjen. Kur të hani ushqime të njelmëta, provoni të pini sa më shumë ujë në mënyrë që organizmit t’i jepni atë që ka nevojë.

KENI SHTYPJE TË LARTË TË GJAKUT

Konsumimi i tepërt i kripës ndikon keq edhe në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, e një nga pasojat është shtypja e lartë e gjakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara