Të fillojmë me dëgjimin e organizmit tonë …
Kur e diagnostikuan me Hashimoto thyroiditis, shefja e kuzhinës Phoebe Lapine këtë nuk ia la rastit. Të rrahura të shpejta të zemrës, lodhja, humbje peshe, djersitja janë karakteristika të kësaj sëmundje autoimune, por me trajtim adekuat dhe ndryshime të vogla jetese mund të minimizohen.
Nga përvoja personale Phoebe e ndanë tregimin, por më parë ka filluar ta studiojë dhe dëgjojë organizmin e vet dhe ka arritur këto 3 përfundime.
“Thyroiditis, inflamacioni i gjëndrrës tiroide ka shumë shkaqe të ndryshme. Lloji më i shpeshtë i inflamacionit është proçesi kronik autoimun i cili quhet autoimmune lymphocytic chronic thyroiditis apo Hashimoto thyroiditis. Më pare kam eliminuar kafenë, sheqerin dhe alkoolin – u zhdukën nga jeta ime për 30 ditë. Besoj se shumë njerëz i adhurojnë këto vese. Zvogëloni ngadalë, sepse p. sh. nëse nuk rrini deri vonë nuk ka nevojë të pini kafe. Me rëndësi është të zbulojmë cilat gjëra ushqimore e dëmtojnë shëndetin – a janë p. sh. produktet e qumështit dhe gluteni që shkaktojnë inflamacione në organizëm. Megjithatë, duhet ta gjeni recetën tuaj”
“Përveç kimikateve për shtëpinë, kremat e ndryshme, qumështin për trup etj. duhet shmangur. Thjeshtë lirohuni nga barra toksike dhe njëherë kur merret vendimi shumë më lehtë ecet para në jetë”./femra.net/
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
Presidenti i Brazilit kritikon ashpër SHBA-në për etiketimin...
Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën: Kam gjithë jav...
Parashikimi i motit për të shtunën
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...