Thuajse çdo ditë dëgjojmë ndonjë rast, qoftë familjar apo i largët, që është diagnostifikuar me një prej sëmundjeve më të këqija e të pashërueshme në botë, kancerin.
Këto raste me kancer, janë shpeshtuar jashtëzakonisht shumë, sidomos viteve të fundit.
Mirëpo, ende nuk dihen saktë arsyet e përhapjes së tepërt të kësaj sëmundje, pavarësisht se disa i fajësojnë mjetet e hedhura gjatë luftës në Kosovë etj.
Një mjeke e ushqimit e ka përpiluar një listë prej 3 arsyeve kryesore se përse kjo sëmundje është hapur mjaftë shumë në të gjithë botën.
Këtë liste
1) Amerikanët hanë shumë, por nuk ushqehen mirë
Meet Catherine e akuzon kryesisht ushqimin si ndër shkaktarët kryesor të kancerit, duke treguar se ushqimet e gatshme, si ushqimet e shpejta etj., janë shumë të dëmshme për shëndetin.
2) Hapat kundër shtatzënisë
Hapat për parandalimin e shtatzënisë kanë dal në treg në vitin 1960, kur kontraceptivi oral i cili ka përqindje të lartë të estrogjenit ishte aprovuar nga FDA,
Sipas doktorit Ray Peat, ai thotë se kanceri është shkaktuar më së shumti nga përqindja e lartë e estrogjenit në trup para viteve të 1940.
3) Rritja e stresit të çfarëdoshëm (emocional, mendor, mjedisit etj.)
Aftësia e trupit për tu adaptuar dhe për të iu kundërpërgjigjur stresit varet nga ushqimi që e hamë
Nëse nëse nuk e tretim ushqimin mirë, dhe nuk hamë ushqime të shëndetshme, apo edhe nëse nuk hamë mjaftueshëm, ne e ‘bombardojmë’ trupin tonë me stresues të mjedisit.
Kur qelizat e trupit tonë ushqehen mirë dhe furnizohen me hormone mbrojtëse, aftësia e tyre për ta mbrojtur trupin tonë vetëm sa rritet duke na mbrojt ne nga sëmundjet e ndryshme, dhe anasjelltas./Arbresh.info/
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...