Sallata, ose siç e specifikojmë në shqip ”sallatë jeshile”, është një ndër ushqimet më të shëndetshme dhe të shijshme që nuk mungon kurrë në tryezën tonë.
Për fat të mirë gjendet në të gjitha stinët e vitit, çka na lejon të përfitojmë nga vlerat e saj ushqyese në çdo moment. Living ju njeh me 3 arsyet pse nuk duhet ta ndani kurrë nga kuzhina sallatën:
1. Ndihmon rënien nga pesha: Sallata përmban fibra të tretshme në ujë që jo vetëm ju ngopin, por përmirësojnë tretjen, duke ju ndihmuar të keni kontroll afatgjatë të peshës. Fibrat e sallatës eleminojnë po ashtu kripërat bilare nga trupi.
2.E shëndetshme për shëndetin e zemrës: Vitamina C që gjendet në sallatë dhe beta-karoteni punojnë së bashku për të parandaluar oksidimin e venave dhe pengojnë formimin e mpiksjeve të gjakut duke përmirësua aktivitetin metabolik të zemrës.
3.Lufton pagjumësinë: Lëngu i bardhë që shikoni kur prisni apo ndani gjethet e sallatës quhet lactuarium. Ai ka efekt relaksues dhe përgjumje të ngjashme me valiumin, por pa efekte të forta anësore. Konsumoni disa gjethe të sallatës ose bëni lëng sallate para se të flini.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...