Çdo e pesta grua një herë në periudhën e jetës përballet me çrregullimin e punës së gjëndrës tiroide, derisa numri i meshkujve të prekur është gjithnjë e më i madh, pohojnë ekspertët.
Përveç gjenetikës, shkaktimi i kësaj sëmundjeje vjen si rezultat i jetës me stres, ushqimit të çrregullt dhe ndryshimeve të sistemit hormonal si shtatzënia dhe menopauza.
Çrregullimet në punë i këtyre gjëndrave të rëndësishme sot renditen në vendin e dytë si problem endokrin për nga pjesëmarrja, pas diabetit.
Simptomat e para të punës së gjëndrave tiroide, të cilat ndodhen nën “mollën e Adamit”, është ënjtja e qafës, humbja e pashpjegueshme ose shtimi në peshë, rënia e flokëve, si dhe ndryshime në nivelin e energjisë dhe disponimit.
Çrregullimi i metabolizmit mund të rezultojë edhe me probleme me pjellori, por edhe me ngritje të tensionit të gjakut, dëmtimin e zemrës, si dhe probleme psikike nga aspekti i depresionit.
Forma më e shpeshtë e sëmundjeve të gjëndrës tiroide është hipotireoza.
Diagnoza:
Metodat më të shpeshta të konfirmimit të sëmundjes është analiza e hormoneve të gjëndrës tiroide në gjak. Nëse niveli i hormoneve nuk është i kënaqshëm, duhet bërë ultra-zëri i këtij organi. Në disa raste individuale problemi tejkalohet vetvetiu, derisa në shumicën e rasteve është e nevojshme terapia me barna.
Në rastin e hipertireozës, e cila nuk mund të kontrollohet për një kohë të gjatë, pason operacioni i gjëndrës mbrojtëse./Arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër