Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë përmes një njoftimi për media konfirmon takimin mes shefave të diplomacisë të Maqedonisë dhe Serbisë, Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq.
Siç thonë nga MPJ, takimi është planifikuar në orën 15 në Nish të Serbisë, ndërsa pas takimit rreth orës 15:45 dy ministrat pritet të japin deklarata për media.
Ky takim vjen pas bisedës telefonike mes Zoran Zaevit dhe Aleksadar Vuçiqit, të cilët në një njoftim të përbashkët thanë se çdo keqkuptim do ta zgjidhin me dialog.
Ndryshe, sot janë kthyer disa persona nga personeli i ambasadës serbe në Shkup, pasi të njëjtë gjatë mbrëmjes së të dielës me vendim të Serbisë u larguan për konsultime në Beograd, njofton Telegrafi Maqedoni.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...