Kosova nuk është sfida e vetme e Serbisë me të cilën përballet drejt anëtarësimit në BE.
Kështu ka thënë Kryesuesi i Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestag, Gunther Krichbaum.
Ai theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen plotësisht para se vendi të anëtarësohet në BE.
“Anëtarësimi i Serbisë në BE është i pamundur pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është sfida e vetme e Serbisë”, ka thënë Krichbaum për të përditshmen serbe “Politika”.
Sipas tij qëllimi është përcaktuar qartë në Kornizën Negociuese me Bashkimin Evropian: marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës duhet të normalizohen plotësisht para se të hyjnë në Bashkimin Evropian.
“Vetëm atëherë të dyja këto vende mund të arrijnë perspektivën e tyre evropiane. Historikisht, Bashkimi Evropian është mbi të gjitha një projekt i paqes. Prandaj, ne nuk duam dhe nuk do të importojmë konflikte dypalëshe të pazgjidhura”, ka thënë Krichbaum./indeksonline
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...