Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes Qeverisë, do të propozojë ndryshime dhe plotësime ligjore me të cilat zvogëlohet kufiri i moshës për pensionim të minatorëve. Këtë sot në Makedonska Kamenicë e paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në takim me minatorët, menaxhmentin e minierës SASA, një pjesë të Sindikatave dhe kryetaren e komunës Sonja Stamenkova.
“Në pajtueshmëri me premtimin në programin për punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Qeverisë përgatiti zgjidhje ligjore me të cilën minatorët do të mund të realizojnë të drejtën e pensionit sipas moshës dhe me mbushjen e 40 viteve stazh pensional për meshkuj, gjegjësisht 35 vite stazh pensional për femrat”, deklaroi pas takimit ministrja Carovska.
Siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor u mundësohet të siguruarve të cilët punojnë në vend pune në të cilat stazhi i sigurimit u llogaritet me kohëzgjatje të rritur, t’u zvogëlohet mosha për pensionim në mënyrë proporcionale me kohën e kaluar në punë me stazh të privilegjuar.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim