Konfederata Zvicerane do të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike për zbatimin e projektit 10 vjeçar “Arsimi për punësim në Maqedoni”, i cili do të fillojë këtë vit me qëllim rritjen e nivelit të punësueshmërisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zbatimi i projektit ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e sotëm midis Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe zv. ambasadorit të Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Stefan Tomadzhan. Ata diskutuan për zbatimin dhe efektet e pritshme të projektit, të cilat do të zbatohen në faza, ndërsa faza e parë do të zgjasë deri në vitin 2022, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Projekti do të zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation, Qendra e Maqedonisë për Edukimin Qytetar dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe me këtë do të përfshihen të rinjtë e papunë dhe personat e papunë të moshës deri 29 vjeç, studentët e arsimit të lartë dhe aftësimit profesional, me kujdes për përfshirja e grave, romëve dhe personave me aftësi të kufizuara.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata