Zjarri ka kapluar një shtëpi e cila ndodhet prapa godinës së Bankës Popullore në Shkup.
Shtëpia e kapluar nga flakët ishte e vjetër.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit për të izoluar flakët.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë për Alsat se nuk janë lajmëruar për viktima në zjarrin e cili ka kapluar një shtëpi në afërsi të Bankës Popullore.
“Rreth orës 17.00 në MPB është lajmëruar se në shtëpi në afërsi të Bankës Popullore është shkaktuar zjarr, me siguri nga instalimi i parregullt elektrik. Ekipet e zjarrfikësve në terren e ka lokalizuar zjarrin. Deri në këtë moment nuk ka persona të lajmëruar si të lënduar nga zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026