Policia e Maqedonisë njofton se sot në orën 12:30 në SPB Tetovë është denoncuar zjarr në një shtëpi në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë.
“Në pjesën e epërme të shtëpisë në të cilën ka jetuar A.I (79), duke tentuar të shfrytëzojë një mjet me plin për ngrohje, ka ardhur deri tek eksplodimi me çka A.I ka marrë lëndime nga djegiet. Nga eksplodimi i plinit ka shpërthyer zjarr në dhomën ku ka qenë mjeti për ngrohje, ndërsa personi ka marrë lëndime”, thonë nga policia, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata më tej shtojnë se nga ana e Njësitit të Zjarrfikësve është lokalizuar zjarri, ndërsa A.I me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Nga policia gjithashtu thonë se janë duke kryer hetime për zjarrin./Telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...