Zjarr në afërsi të sallës sportive “Boris Trajkovski”, digjet një deponi

15:32 | 3 Prill 2019

Në afërsi të sallës sportive “Boris Trajkovski” ka shpërthyer zjarr, informojnë nga Njësiti i Zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit.

Ata theksojnë se zjarri ka shpërthyer në një deponi, ndërsa po digjen mbeturina dhe bar i thatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në terren janë dërguar katër makina për shuarjen e zjarrit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara