Luhatje mes vendimit për organizim ose jo të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet.
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi mëngjesin e sotëm se për këtë çështje, kryesia e partisë do të mblidhet të premten, ku edhe mund të merret një vendim. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së këtë pasdite.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mendon se vendi për momentin ka për obligim realizimin e interesave më të mëdha strategjike por nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, BDI-ja është e gatshme.
“Interes shtetëror në këtë situatë nuk është organizimi i zgjedhjeve parlamentare por nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, BDI-ja është e gatshme t’i përgjigjet çdo përballje”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së./Alsat/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...