Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u përfshi në një përplasje të re me gazetarët, këtë herë, si edhe shumë herë më parë, në shënjestër ishin gazetarët e TV Nova dhe N1.
Në fakt, presidenti foli për sulmin ndaj përfaqësuesit të “studentëve që duan të mësojnë”, Milosh Pavloviq, duke e krahasuar me ngjarjen kur një studente në Novi Sad u sulmua dhe iu thye nofulla.
“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad kaluan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan me organizim, me qëllim, me vetëdije, kanë vepra penale nga pakujdesia…”, pyeti ai.
Kur gazetarët u përpoqën të përgjigjeshin se edhe ata mund të japin shpjegime, ai iu përgjigj “përsëri ju duket diçka qesharake. Juve nga N1 dhe Nova S. Mua jo. Mësohu të sillesh më mirë, bir. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq”.
Gazetarja Zhaklina Tataloviq publikoi një video në llogarinë personale në platformën X, me një koment ku përshkruan momentin si të tensionuar dhe të pakëndshëm.
“Vetëm u pamë me @novinarupenziji dhe bëmë shenjë që mund të shpjegojmë, por presidenti na bërtiti, u zemërua, iku dhe asgjë nga pyetjet”, shkroi ajo.
Ndryshe, gazeta nova dhe N1 llogariten si ndër mediumet e vetme të pavarura në Serbi, të cilat Vuçiq nuk ka arritur t’i fut nën kontroll. /Telegrafi/
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...