LSDM-ja dëshiron zgjedhje të shpejta në të cilat do të marrin pjesë të gjithë akterët politikë, edhe OBRM-PDUKM-ja, që t’i fitojmë në zgjedhje, theksoi nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekirinë një emision në TV24.
Ai theksoi se LSDM-ja nuk ka hequr dorë nga pozicionet e saj, për mbajtjen e zgjedhjeve pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, kur me respektimin e dekretit të qeverisë fillojnë të vijojnë 22 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
“Ka komunikim mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së dhe shpresojmë se do të arrihet pajtueshmëri për datën e përbashkët për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Zekiri.
Ai theksoi se OBRM-PDUKM-ja ikë nga zgjedhjet dhe gabimisht e interpreton dekretin e qeverisë me të cilin ishin ngrirë veprimet zgjedhore.
“Të kthehemi prapa, pas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në, LSDM-ja propozoi zgjedhje në dhjetor, OBRM-PDUKM-ja dëshironte në prill, ne e pranuam këtë, pastaj erdh korona dhe zgjedhjet u ngrinë, propozuam që kuvendi të mblidhej përsëri, ju refuzuat, tani ne nuk kemi parlament dhe tani çka duhet të bëjmë… afati ekziston, të shkojmë në zgjedhje”, porositi Zekiri.
Duhet t’i respektojmë ligjet dhe Dekretin me fuqi ligji, shtetit i nevojiten institucione funksionale, që të mund të ndërmarrin gjithçka që është e nevojshme, theksoi nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...